Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Në kuadër të manifestimit shtetëror tradicional „Epopeja e UÇK-së“, që mbahet me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari, Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, sot ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së,  gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga zyrtarë të lartë të ministrisë, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-ë, së bashku me delegacionin shtetëror të kryesuar nga krye parlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të shoqëruar  nga zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zyrtarë të lartë shtetëror, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të dëshmorëve tjerë të rënë për liri. Pas homazheve ky delegacion u pritë në familjen Jashari, nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …