Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga zv. Ministrat: Agim Çeku dhe Burim Ramadani, sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë, sot bënë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, për nder të „Epopesë së UÇK-së“. Me këtë rast, ministri Berisha, tha: „Ky përvjetor është më i veçantë, pasi që festohet bashkë me ushtrinë e Kosovës. Jemi këtu për të nderuar të gjithë ata që vlerësuan se liria e vendit është më e shenjtë se sa jeta e tyre, e familjes së tyre. E veçanta e këtij përvjetori është se ne kësaj radhe vijmë me një mandat të ri, me një mision të ri, vijmë si Ministri e Mbrojtjes dhe me mandat ushtarak, që ishte edhe synimi i këtyre, që sot i kujtojmë“, tha ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha. Pas homazheve tek varrezat, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u prit edhe në Kullën e Jasharajve nga kryefamiljari Rifat Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …