Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendës ministrat e Mbrojtjes Agim Çeku dhe Burim Ramadani dhe me një delegacion të gjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria zhvilluan homazhe në varrezat e heronjve  në Prekaz. Fillimisht, ministri i Mbrojtjes Berisha dhe delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-ja vendosën buqeta lulesh të freskëta tek varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari si dhe vizituan të gjitha varret e të rënëve në kompleksin memorial ,,Adem Jashari’’ në Prekaz si dhe në Marinë të Skenderajt. Më pas, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së u pritën në odën e Jasharëve  nga Rifat Jashari dhe Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skenderajt. Ata  uruan Familjen Jashari duke shprehur nderë e lavdi për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe  sakrificën sublime të Familjes së tij.

Ministri Berisha dhe komandant Rama u shoqëruan edhe nga Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkelzen Sylaj dhe komandati i Forcave Tokësore, general brigade Enver Cikaqi pastaj gjeneral majorët Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, gjeneneral brigade Irfete Spahiu, Fadil Hadergjonaj, Naim Haziri, Gjevahir Geci, Skender Zhitia si dhe oficerë tjerë të lartë të Ushtrisë. Ky ishte aktiviteti i parë i Ministrit së Mbrojtjes dhe Komandantit të Ushtrisë së Kosovës pas votimit të Projektligjeve për tranzicionin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …