Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm z. Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, bënë homazhe dhe vendosën lule tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë. Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …