Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në takime të ndara, z. Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer. Ministri Berisha, me këtë rast e ka falënderuar, z. Soula, për angazhimin e NATO-s, për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe ekipin e NALT-it, për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj, duke theksuar se Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike. Po ashtu ai e njoftoi delegacionin e NATO-s, me aktivitet e Ministrisë së Mbrojtjes me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …