Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka deklaruar se eetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja. Më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera. Gjatë vitit 2023 janë larguar 221 pjesëtarë të FSK-së, duke përfshirë aktiv, rezervë dhe nëpunës civilë. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt 59 pjesëtarë, pensionim jo i rregullt 2, pas arritjes së moshës 14 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare kanë pasur 129 pjesëtarë. Shkarkim nga shërbimi ka qenë një pjesëtar. Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga mirëqenia, aspekti i pagës, mundësitë që u ofrohen jashtë institucionit… Ky nuk është trend vetëm te ne, është global. Të gjitha ushtritë po ballafaqohen me mbajtjen e personelit. Ne kemi edhe lëvizje në Policinë e Kosovës prej FSK-së. Jo gjithmonë për shkak të mirëqenies, shpesh edhe për shkak të mundësive që iu jep profesioni në struktura të tjera. E shoh shqetësuese, mirëpo theksoj se ka qenë vullnet i të gjithë ushtarëve që janë rekrutuar”, ka thënë Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …