Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se vendosja e bazës ushtarake amerikane Bondstill në Kosovë konfirmon lidhjen e përjetshme të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri Maqedonci foli për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për të thelluar këto marrëdhënie. Në 25-vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Xhejson Bejker, mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara për këtë ditë, tha ministri, cili i vuri në dukje rëndësinë e kampit Bondstil, një nga bazat më të mëdha ushtarake të Amerikës në Evropë. Kjo bazë u ndërtua në vitin 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Bondstili ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe është një simbol i përkushtimit të Amerikës për paqen dhe sigurinë në Ballkan, saktësoi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …