Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për rëndësinë e familjes dhe fuqizimin e gruas në konferencën ndërkombëtare, në Katar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për rëndësinë e familjes dhe fuqizimin e gruas në konferencën ndërkombëtare, në Katar

Gjatë vizitës zyrtare në Doha të Katarit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishte pjesë e delegacionit shtetëror në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes. Ai kishte nderin të ishte mysafir i zonjës  Sheika Muza bin Nasser, e cila theksoi rolin e familjes si thelb të  shoqërisë dhe avancimin e rolit të gruas në familje dhe në shoqëri. Ministri, Maqedonci shprehu angazhimin e tij për të siguruar mundësi të barabarta për gratë në punësim dhe karrierë, pa asnjë dallim, duke përfshirë edhe radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se do të ofrojnë legjislacion dhe politika që mbështesin avancimin profesional të grave dhe fuqizimin e familjes, duke krijuar një balancë të qëndrueshme mes karrierës dhe jetës familjare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …