Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. i gëzohet lajmit se tashmë ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank, Xhaveline. Tani është koha kur mund të vazhdohet me hapat tjerë. Ai ka shkruar për këtë rast se proceduralisht është në pritje të ofertës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që pastaj bazuar në të dhe në planin e zhvillimit të FSK-së, të realizohet blerja. Sistemi anti-tank me të cilin do të pajiset FSK-ja tashmë është një fakt i kryer, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …