Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë që e drejton

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë  që e drejton. Ai ka saktësuar  se 104 kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në Amerikë, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe në Shqipëri. Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve. 66 ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së, ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …