Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë së Halifaxit në Taipei, ka deklaruar se Kosova po ndërton fabrikën e saj të municionit, ndërsa Franca ende nuk ka një të tillë. Duke folur për investimet në mbrojtje, Maqedonci theksoi se Evropa vazhdon të mbështetet tek Amerika për sigurinë e saj dhe se është e nevojshme që vendet evropiane të rrisin kapacitetet e tyre mbrojtëse. Ai krahasoi Kosovën me Francën në këtë aspekt, duke vënë në dukje se Kosova tashmë po ndërmerr hapa konkretë për ndërtimin e një fabrike municioni. Franca, e cila është një nga fuqitë bërthamore të botës, posedon rreth 290 armë bërthamore, sipas raportimeve ndërkombëtare.
