Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dënuar sulmin terrorist kundër pjesëtarëve të Policisë në veri të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  ka reaguar pas zhvillimeve në veri, ku grupe të armatosura kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur dhe një është lënduar. Ministri ka dënuar sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës. Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit. Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore. Ai thekson se siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen. “Ngushëllime familjes së policit të vrarë, Rreshter Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë policit të plagosur”, shton ministri, Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …