Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim dhe ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto. Ai ka njoftuar se me ministrin italian kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend si dhe format se si mund të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes. Ministrin e falënderova për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. Ndërsa po ashtu e njoftova rreth mbështetjes që jemi duke i ofruar Ukrainës përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti. Ministri Ejup Maqedonci tha se ka kërkuar mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, për të cilën tha se ka pranuar konfirmin nga ministri Crosetto për mbështetje të pakursyer të Italisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …