Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar. Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria, ministri shprehu zotimin e tij për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë gjatë mandatit të Komisioneres Zeqiraj. Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak, tha ndër të tjera ministri Maqedonci.
