leoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka spikatur disa zhvillime të brendshme, objektive, që ndikojnë në përparimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes,   Ejup Maqedonci, ka spikatur disa zhvillime që kanë ndikuar dhe po ndikojnë në përparimin e FSK-së. Duke folur për largimin e disa kuadrove ai tha se ato  mund të jenë për shkak të mundësive të reja, që janë krijuar jashtë institucionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për shkak të zhvillimit ekonomik edhe hapjes se vendeve të punës dhe për shkak të profesioneve të tjera atraktive,  që mund të jenë për pjesëtarët e FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se nuk kemi pasur ndonjë indikacion për largime nga FSK-ja këto ditë për shkak të liberalizimit të vizave. Vlerësoj  së pjesëtarët e FSK-së e dinë pse janë pjesë FSK-së, ata  janë të vetëdijshëm për rolin e tyre për mbrojtjen e dhe sigurinë e vendit. Normalisht që kjo është çështje individuale se si merret  vendim për çështje e zhvillimit të karrierës se tyre dhe personalitetit të caktuar. Ai ka konfirmuar se ka pasur dorëheqje nga FSK-ja, por ato nuk janë shqetësuese, pasi  ka shumë kërkesa dhe  entuziazëm nga të rinjtë e Kosovës për t’iu bashkuar  FSK-së ka saktësuar, ministri i Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …