Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të pritet të takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Departamentin e Shtetit. Ministri Maqedonci do të takohet edhe me ndihmës-sekretarin e Departamentit të Shtetit, Xhejms O’ Brajen. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Ministri do të takojë edhe ndihmës-sekretarin amerikan për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Daglas Bush, zëvendëssekretaren e Mbrojtjes, Sasha Bejker, ndihmës-sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, zonjën Celeste Wallander, si dhe senatoren Xhoni Ernst, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
