Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në krye të një delegacioni po qëndron për një vizitë zyrtare, në Itali

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasimi, gjeneralmajor,  Gëzim Hazrolli si dhe këshilltaren politike, Liridona Gashi, kanë takuar admiralin italian, Xhuzepe Kavo Dragone, shef stafi i Mbrojtjes  dhe kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s. Ata kanë diskutuar për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin e Kosovës si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE. Admiralin e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it, ka thënë me këtë rast ministri, Meqedonci. Ndërkohë, admirali, Xhuzepe Kavo Dragone shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”, ka shkruar ministri Maqedonci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …