Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në Shqipëri me ftesë të ministrit, Pirro Vengu. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, që u mbajt në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Maqedonci shton tutje se “Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”.