Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Katarit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Katarit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në shtetin e Katarit. Në njoftim të ministrisë është thënë se në ditën e parë të kësaj vizite, Maqedonci është pritur nga drejtori ekzekutiv i Industrisë Ushtarake të Katarit – Barzan Company, Abdullah Hassan Al-hater. Në takim është diskutuar rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe mundësinë e investimeve të përbashkëta në fushën e prodhimit. Gjithashtu,  Ejup Maqedonci u njoftua me prodhimet ushtarake të Katarit, me ç’rast pati rastin të takojë drejtues të kompanive të ndryshme. Gjatë vizitës në Katar, ministri Ejup Maqedonci do të realizojë takime dhe vizita të rëndësishme, duke veçuar takimin e ditës së sotme  me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit,  Halid bin Mohammad Al Atijah”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …