Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci pranon se me Durim Abdullahun, rastësisht ka takuar dhe ka biseduar me Dejona Mihalisi, Ai thotë se rastësisht jemi takuar, derisa kam qenë me Durimin që e kam djalë të dajës dhe një ish- koleg. Ai nuk pranon se ka qenë i pranishëm edhe Petrit Ajeti, shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për Kallxo.com. Ai shtoi edhe se Durim Abdullahut i janë referuar si këshilltari i tij e që shihet në tavolinë, por në fakt Maqedonci e ka familjar, konkretisht djalë të dajës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka shkurt ka thënë se lajmi se Mihajli dhe Ajeti janë në një tavolinë është lajm i rremë. Kallxo.com ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga shefi i AKI-së, Petrit Ajeti por ka pranuar të flasë përmes telefonit. Dejona Mihali, është koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje..
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …