Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili fillimisht i uroi ministrit Maqedonci sukses në punë gjatë mandatit të tij. Ministri Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë së vendit por edhe në sigurinë rajonale. Gjithashtu, ministri Maqedonci e njoftoi Gjeneralin Ristuccia, lidhur me proceset aktuale si dhe synimet për të ardhmen, ku një ndër objektivat kryesore është integrimi në organizatat euroatlantike. Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …