Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se synimi kryesor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është anëtarësimi në NATO. Ai vuri në dukje zhvillimin e FSK-së, si një forcë profesionale dhe demokratike që mbikëqyret nga autoritetet civile, duke theksuar se kjo forcë ushtarake nuk përbën kërcënim për askënd. përmendi gjithashtu detajet e armatimit të FSK-së, dhe planin për blerjen e helikopterëve si asete mbështetëse. Duke folur për buxhetin e FSK-së, ministri Maqedonci tha se janë ndarë rreth 204 milionë euro për vitin 2023, duke arritur standardin e buxhetit prej 2% të GDP-së. Ai theksoi mbështetjen e qytetarëve për FSK-në dhe vështirësitë në anëtarësimin në NATO, veçanërisht për shkak të mosnjohjes nga disa vende t BE-së dhe të NATO-s. Duhet të vazhdojnë përpjekjet e Kosovës për të bindur vendet mos njohëse dhe për të shtrirë sovranitetin dhe rendin në vend, pavarësisht sfidave që mbeten, ka nënvizuar. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …