Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po pritet të takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Departamentin e Shtetit. Ministri, Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien. Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike. Po ashtu është folur për partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmin e këtij raporti. Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, EjupMaqedonci. Ne riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien përmes një postim të tij. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Ministri do të takojë edhe ndihmës-sekretarin amerikan për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Daglas Bush, zëvendëssekretaren e Mbrojtjes, Sasha Bejker, ndihmës-sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, zonjën Celeste Wallander, si dhe senatoren Xhoni Ernst, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …