Ministri i Mbrojtjes, drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi mori pjesë në një takim me vajza dhe djem korçarë. Në fjalën e tij, në takimin ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Peleshi kërkoi sot ura komunikimi me të rinjtë për projektet për bashkinë e Korçës. “Në vitin 2007, kur filluam punë, me shumë vështirësi në atë kohë, sepse kishim një qeveri jo si sot, por shumë armiqësore, që jo vetëm nuk mbështeste zhvillimin, por edhe vinte shkopinj nën rrota. Në atë kohë ju keni qenë shumë të vegjël dhe një pjesë nuk kanë qenë fare këtej dhe nuk e keni ndjerë atë lloj pulsi të qytetit që filloi të rritej nëpërmjet vështirësive”, u shpreh ai. Pastaj, shtoi Peleshi, “në 2013 ndryshuan gjërat. Qeveria e Edi Ramës e filloi me një program për qytetet që e quajtëm “Rilindja Urbane”. Janë bërë në mandatin e parë 750 projekte në të gjithë Shqipërinë dhe më pas kaluam tek “Rilindja Rurale”, që edhe në zonat rurale filluam të ndërhyjmë me investime. Kështu lindi një sektor që nuk ishte më parë, agroturizmi”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …