Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka marrë pjesë në organizimin “Java e Kosovës në Kroaci”

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka marrë pjesë në organizimin “Java e Kosovës në Kroaci”

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë në organizimin e ashtuquajtur “Java e Kosovës në Kroaci”. Ndër aktivitetet e organizuara me këtë rast, veç tjerash, ministri Berisha është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtës të Kroacisë, me  gjeneralë të ushtrisë kroate, si dhe  me zyrtarë të tjerë të shtetit mik kroat, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtës dhe Ushtrisë Kroate me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-në. Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Berisha, ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kroacisë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale, bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve mike, dhe njëherësh ministri Berisha e ka njoftuar  ambasadorin Maksymiuk me ecurinë e zhvillimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …