Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Çadoniq. Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë. Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë e Kosovës-FSK-së. Ndërkohë, ambasadorja e Kroacisë, zonja Kapitanoviq konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …