Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha priti në takim kryesuesin e Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha priti në takim kryesuesin e Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha ka pritur sot në takim deputetin federal të Kanadasë, njëherësh  kryesues i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s, z. Boris Vrzesnevskyj të  shoqëruar edhe nga ambasadori i Kanadasë që mbulon edhe Kosovën z.  Daniel Maksimiuk. Ministri Berisha, pasi falënderoi z. Wrzesnewskyj  për ndihëm dhe përkrahjen e madhe të  Kanadaja ka dhënë për  Kosovën, e njoftoi edhe me zhvillimet e fundit, miratimin e ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën  e Sigurisë së Kosovës.  “Kuvendi i Kosovës, në mënyrë unanime  ka miratuar tri ligjet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përkrahja e marrë prej 107 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi, na ka bërë që të punojmë edhe më shumë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive tona”, ka thënë ministri Berisha.

“Mandati i ri i FSK-së, do të ruaj karakterin profesional, me mision mbrojtës. Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të ketë edhe një forcë aleate, të ndërveprueshme me aleatët dhe në shërbim të krijimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë, jo vetëm konsumues por edhe ofrues të paqes. Përkrahja e Kanadasë edhe në këtë proces është shumë domethënëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, – u shpreh ministri Berisha. Z. Borys Wrzesnewskyj, ka falënderuar ministrin Berisha për informimin e detajuar lidhur me zhvillimet në MM dhe FSK dhe ka shprehur edhe njëherë përkrahjen e Kanadasë për proceset në të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …