Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, e bashkë me të edhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, ku u theksua se kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët një orësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e mediave, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës, projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu do të shqyrtohet edhe plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …