Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni kërkon që shërbimi ushtarak në vendin tonë të bëhet obligativ

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Çuni kërkon që shërbimi ushtarak në vendin tonë të bëhet obligativ

Ministri i Mbrojtjes, Anton çuni, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që të niset shërbimi obligativ ushtarak. Ai ka thënë se përvoja e disa vendeve të NATO-s për shërbim ushtarak është e mirë dhe duhet të praktikohet edhe në vendin tonë. “Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO-s janë disa standarde që duhet t’iu përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO-s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim që do t’ua dërgoj dhe shpresoj të merret në konsideratë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …