Teksa ditëve të fundit u bë lajm i madh fakti se Kosova kishte blerë dronë “Bayraktar” nga Turqia, duket se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve nuk do të ndalet. Kështu së paku ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim, ku ka treguar se ka takuar homologun e tij turk, Yashar Guler, gjatë vizitës zyrtare në Turqi. “Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë në edukim, trajnim dhe misione të përbashkëta, duke siguruar një partneritet të fuqishëm për të dy vendet tona. Forcimi i ushtrisë sonë për paqe dhe mbrojtje të vendeve tona”, tha Mehaj. Lajmi se Kosova ka blerë dronë nga Turqia u komentua shumë, sidomos nga shteti fqinj, Serbia. Shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ndërpresë blerjen e dronëve nga Turqia pasi, sipas tij, ky vend i shiti Kosovës të tillët. Madje nga ky vend pati pretendime se Kosovës i janë falur ata dronë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …