Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur shqetësim për armatosjen intensive të Serbisë, duke e cilësuar këtë zhvillim si një kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Maqedonci paralajmëroi se bashkëpunimi i vazhdueshëm i Serbisë me Rusinë tregon se nuk ka asnjë shenjë të shkëputjes së këtij aleati dhe se ky armatim mund të përkeqësojë tensionet në rajon. Ai theksoi se historia ka treguar se Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkan kur ka vlerësuar se është përgatitur ushtarakisht, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për të parandaluar një eskalim të mundshëm. Maqedonci veçoi se Serbia nuk ka treguar asnjë dëshirë për t’u afruar me NATO-n apo për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, gjë që përbën një rrezik për paqen në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …