Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan, Bashkim Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë. Edicioni i këtij viti përqendrohet në sfidat globale të sigurisë me të cilat përballen vendet demokratike dhe synon të nxisë bashkëpunimin strategjik mes tyre. Ministri i Mbrojtjes do të angazhohet në takime bilaterale me homologët e tij dhe përfaqësues të lartë ushtarakë dhe politikë nga vendet partnere, ndërsa pritet të marrë pjesë në disa nga sesionet punuese të forumit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …