Ministri i Mbrojtjes së Kosovës z. Ejup Maqedonci, shpreh shqetësimin për krijimin e Serbisë së Madhe si kërcënim për tërë rajonin. Ai theksoi se Kosova është e gatshme të përballet me çdo sfidë dhe kërcënim që mund të vijë jo vetëm nga Serbia, por edhe nga grupet terroriste që mund të mbështeten nga ajo. Ministri gjithashtu vlerësoi rolin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe nuk përjashtoi mundësinë e përsëritjeve të sulmeve të mundshme të tilla si ai në Banjskë, gjithnjë në përpjekje për destabilizimin e situatës bë veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …