Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiçeviq është takuar sot me ministrin MFSK-së, Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiçeviq është takuar sot me ministrin MFSK-së, Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq është takuar sot me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën, me të cilin kanë diskutuar për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Krstiçeviq ka thënë se në këtë çështje do ta ndihmojnë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë ndihmuar Maqedoninë dhe Malin e Zi. “Të gjithë e shohin ushtrinë kroate si një shembull te profesionalizmit. Ne jemi të gatshëm që njohuritë tona ti ndajmë me miqtë dhe partnerët tonë nga Kosova, në rrugën drejt integrimeve Euro-Atlantike, njëjtë siç kemi ndihmuar Malin e ZI dhe Maqedoninë”, ka thënë ministri kroat. Kurse, Berisha e ka njoftuar Krstiçeviqin me procesin e transformimi të FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës dhe tri projekt-ligjet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Mandati i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë forca multietnike, profesionale që do t’i shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve, shtetit tonë dhe të gjithë rajonit”, ka deklaruar ministri Berisha. Formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …