Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar se situata mbi tunelin e Kalimashit është stabilizuar nga flakët dhe tymi i djeshëm. Në një postim në rrjetin social ai ka falënderuar edhe trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës që kanë filluar angazhimin sot tek ‘Laku i Thive’. Peleshi tha se janë duke punuar për eleminimin e vatrave të zjarrit. “Mbi tunelin e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Mirënjohje Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kanë filluar angazhimin sot tek Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …