Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, njoftoi rihapjen e bazës ushtarake, ajrore, të Kuçovës. Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s, në Kuçovë, ai ka deklaruar se kjo do jetë baza kryesore e Forcave Ajrore të Shqipërisë, pasi është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin. Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës. Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderit ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive. Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s, ku do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore. Dronët Bajraktar e të tjerë janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Ajo është nyje lidhëse për vendet e rajonit”, shtoi Ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …