Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel ka folur për rolin që ka KFOR në sigurinë e rajonit. Ai ka bërë thirrje që të ketë një vëmendje të shtuar të NATO-s të ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve destabilizuese , veçanërisht në veri të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka folur lidhur me rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni. Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë, ministri, Pirro Vengu pas takimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …