MFSK-ja është zotuar ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Guler, sot do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të pritet nga ministri, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Guler, sot do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Me këtë rast  ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të presë në vizitë zyrtare ministrin turk Güler. Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet  me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin ballë për ballë. Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.  Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të  mbahet konferencë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …