Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Në takim ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i kabinetit të Ministrit z. Jashar Ramadani. Ministri Berisha së pari e falënderoi ish- presidentin Sejdiu për vizitën dhe për kontributin e tij në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, e në veçanti të FSK-së, dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e përgjithshme në MM dhe FSK, si tranzicionin e FSK-së në ushtri dhe zyrtarizmin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa, ish presidenti Sejdiu, pasi e falënderoi ministrin Berisha për pritjen, ai njëherësh uroi ministrin dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për zyrtarizimin e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ju dëshiruar zhvillim të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake,  siç u shpreh ai, si element kryesor i konstituimit të shtetësisë së Kosovës. Ish- presidenti Sejdiu vazhdoi vizitën e tij edhe në kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …