Ministri i MIN, Muzafer Shala synon që Republika e Kosovës të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala synon që Kosova të bëhet qendër e inovacionit

Ministri i ri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, përmes një shkrimi e ka falënderuar PDK-në për besimin e dhënë, ai ka thënë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet. Tutje ministri ka pohuar se vendi ka talent dhe potencial, ai është zotuar që së bashku me ekipin e tij do të punojnë drejtë që këtë potencial ta orientojnë në zhvillimin ekonomik dhe ngritje të mirëqënies. Shala, në fund të shkrimit ka potencuar se do të kujdeset për “start up inovative” që ta kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim, duke shtuar se ai do të punojë që të ndërlidhen sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …