leoni

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci merr pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, organizim ky i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Agrokosova Holding, i cili kishte për qëllim promovimin e produkteve vendore, konkretisht qershisë. Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre. Në anën tjetër, kultivuesit e falënderuan ministrin Faton Peci për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e tij, e gjithashtu e njoftuan atë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …