Gjykata Themelore e Prishtinës fillon shqyrtimin fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut, dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Para një kohe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në komunikatën thuhej se “Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj gjashtë personave të tjerë, në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ministri i Qeverinë Kurti, Liburn Aliu kishte mohuar se ndaj tij ekzistonte një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …