leoni

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve. Burime nga “Betimi për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve, ndërsa ministri Aliu po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin e ambalazhuesve, më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mban pozitën ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në këtë Ministri. Paraprakisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 tetor 2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit– zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale, borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit ishte afër 20 milionë euro. Mirëpo, Hafizi dyshohet se kundërligjshëm ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …