Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më 29 dhjetor 2020, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.04/2020 për rregullimin dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për regjistrimin e organizatave sindikale, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare, me 31 dhjetor 2020. Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, të gjitha organizatat sindikale (shoqatat, federatat dhe konfederatat) të regjistruara deri me tani, pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ, në afat prej një (1) viti, duhet të aplikojnë për riregjistrim sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me këtë Udhëzim. Të gjitha informatat e duhura, përfshirë edhe Udhëzimin Administrativ, mund ti gjeni në Web-faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në linkun “Regjistrimi i Organizatave Sindikale”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …