Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pavarur “ElektroKosova”, të prirë nga kryetari, Ahmet Hyseni, me të cilin u bisedua rreth sfidave të kësaj sindikate e cila përfaqëson rreth 1 mijë e 500 punëtor të KEDS-KESCO. Nga përfaqësuesit e kësaj sindikate ministri Reçica kërkoi që të jenë sa më të zëshëm rreth mbrojtjes së të drejtave dhe përmirësimit të kushteve të punës për gjithë punëtorët që janë nën ombrellën e kësaj sindikate. Reçica tha se do të jemi gjithnjë një krah i fortë i punëtorëve dhe punëdhënësve, si dhe të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat e rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …