Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me Inspektoratin ka dalë në terren për të inspektuar pikat shitëse ushqimore me qëllim të verifikim dhe kontrollit në atë fushë që e mbulon MTI-ja. Sipas një komunikate për medie të MTI-së, Shala e ka lënë në dorën e mediave të vendosin se ku do të kryhen inspektimet me qëllim të transparences. “Pas shumë shqetësimeve nga qytetarët, mediat por edhe deputetët se në tregun e Kosovës edhe pas vendosjes së taksës prej 100%, po vazhdojnë të jenë ende në qarkullim produkte nga këto dy vende, sot kam vendosur që të bëjmë inspektime të jashtëzakonshme dhe pikat e inspektimit do t’i përzgjedhin gazetarët”, u shpreh Shala.
