leoni

Ministri i MTI-së Endrit Shala, e ripërsërit se taksa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi

Ministri i MTI-së Endrit Shala, e ripërsërit se taksa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka ripërsëritur se taksa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Ai ka thënë se shteti ynë ka pasur përfitime të shumta nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe. Këto komente Shala i ka bërë në një bashkëbisedim me studentë. Mirëpo sipas Shalës ky ka qenë vendim i detyruar për shkak të qasjes politike dhe ekonomike që Serbia e ka pasur ndaj Kosovës që nga çlirimi. Kujtojmë se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për qasjen e saj dhe propagandën kundër Kosovës. Që nga vendosja e taksës, Serbia e ka bllokuar edhe dialogun me Kosovën, dialog ky që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …