Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës. Ministri gjatë raportimit të tij ka thënë se në fund të këtij viti Kosova do jetë anëtare në Interpol. Ai këto i ka thënë sepse sipas tij MPB i ka përmbushur 70 kriteret që kanë qenë kusht për anëtarësim në Interpol. ”Në orientimet strategjike është më interes të potencoj se kemi pasur aktivitetet në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e Vizave dhe anëtarësimin në Interpol. Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më agjensionin për ligjin dhe besojmë që në fund të vitit të jemi anëtar në Interpol. Nga 70 prej kritereve sa kanë qenë për Ministrin e Punëve të Brendshme në i kemi përmbushur . Shpresojm që të gjitha obligimet dhe përgjegjsit që i kemi ti përmbushim gjatë këti viti”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …