Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur shqetësim për qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur shqetësim për qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Në një deklaratë, ai theksoi se megjithëse lufta nuk pritet të nisë nesër, situata politike aktuale sugjeron që tensionet mund të përshkallëzohen. Nuk është se lufta do të fillojë nesër. Por indikacionet politike nuk japin zgjidhje tjetër nëse vazhdohet me këto formate politike,” tha Maqedonci. Ai nënvizoi se Kosova po zhvillon kapacitetet e saj ushtarake dhe po përgatitet për të mbrojtur territorin e vet në çdo rast të nevojshëm, duke synuar gjithmonë paqen, stabilitetin dhe integrimin në NATO. Maqedonci shtoi se qasja agresive e Serbisë krijon pasiguri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. “Shqetësues mbetet fakti që Serbia politikisht ka qasje negative në raport me Republikën e Kosovës dhe ushtarakisht po rrit kapacitetin e saj, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …