Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar të martën para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Sefaj në këtë komision ka folur rreth procesit të aplikimit të Kosovës në Interpol. Gjatë fjalimit të tij, ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneralit të Interpolit në Lion. Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, por vetëm se duhet të futet në rendin e ditës. Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol. Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …